Vendndodhja
Gjendeni në qëndër të qytetit. SAZ City Life Hotel gjendet mes kryqëzimit të rrugës 28 Oktovriu dhe sheshit Piro, sheshi qëndror i qytetit të Janinës.
Brënda indeve tregtare dhe rrugëve pedonale kryesore të qytetit, mund të shijoni shëtitjen tuaj dhe shopping, mund të ecni nëpër rrugët tradicionale që ju çojnë në qytetin dhe tregun e vjetër dhe në hyrjen kryesore të Kalasë së Janinës, ngjitur me liqenin Pamvotidha.
Një udhëtim magjik...
Si të vini në Janinë
Ardhja në Janinë tashmë është e shpejtë falë zhvillimit te rrjetit rrugor.
Nëpërmjet autostratës Egnatia nga Selaniku vetëm dy orë (261 km), ndërsa së shpejti nga Athina do të jetë 3,5 orë (420 km) përmes autostradës Olimpia deri në Patër dhe asaj Ionia në vazhdim.
(Për përfundimin e pjesshëm të rrjeteve rrugore ju mund të konsultoheni me faqet e internetit www.neaodos.gr & www.olympiaodos.gr dhe përfundimin e plotë të të gjitha pjesëve rrugore për qarkullim brënda 2017).
Nëse udhëtoni nga ndonjë ishull apo nga Italia, mund të vini deri në Igumenicë me ferry boat dhe të vazhdoni me makinë deri në Janinë ku arrini për më pak se 40 minuta.
Me aeroplan direkt në aeroportin e Janinës King Pyrros nga Athina me dy fluturime në ditë dhe së shpejti dhe me fluturime të tjera në aeroportin e modernizuar të Janinës. Epiri gjithashtu arrihet me fluturime të shumta brënda dhe jashtë vendit nga aeroporti Aktio në Prevezë, i cili gjendet vetëm 50 minuta larg Janinës.