Vlen për të vizituar
Janina ndërthur historinë dhe legjendën e liqenit Pamvotidha, Ishullit, Kalasë, Shpellës së Peramës me ekskursionet magjike në Alpet greke të zonës Zagorohoria dhe të qytetit piktoresk Mecovo,por edhe bregdetin e Epirit, me plazhet e bukura dhe ujrat e kthjellta të Jonit, të gjitha të arritshme në rreth dyzet minutash. Gjithashtu është një qytet që evoluon përditë, duke kombinuar traditën me kozmopoliten.
Në distancë të vogël nga SAZ City Life Hotel mund të vizitoni dhe të përjetoni qytetin e së kaluarës dhe të së sotmes, duke filluar nga Muzeu i ri i Argjendarisë në kalanë e Janinës, që është një xhevahir i vërtetë i qytetit, Muzeun e Ali Pashës në Ishullin e Janinës, por edhe Muzeun e Portreteve prej dyllitë PavloVrelit, i njohur Ndërkombëtarisht.
Shpella e Peramës
Një nga shpellat më të rëndësishme në botë ndodhet vetëm 4 km larg nga qëndra e Janinës.
Shikojeni →Ishulli i Janinës
Vizita në ishull ofronnjë eksperiencë emocionuese për të gjithë dhe ajo çka duhet të bëni është vetëm të merrni anijen dhe të shijoni çdo moment të saj.
Shikojeni →Muzeu Vreli
Në hyrje të qytetit të Janinës gjendet muzeu i portreteve prej dylli të skluptorit dhe arkitektit Pavlo Vreli.
Shikojeni →Kalaja e Janinës
Në pjesën juglindore të qytetit të Janinës, kalaja e Janinës përbën pikë referimi të qytetit.
Shikojeni →Zagorohoria
Një kompleks piktoresk prej 48 fshatrash tradicionale, të vendosura në formë amfiteatri në zonën më të gjërë malore të Timfit.
Shikojeni →Mecovo
Ndërtuar në formë amfiteatri në një prehër pyllor, Mecovo ruan me insistim të pandryshuar karakterin e tij tradicional.
Shikojeni →Muzeu i Argjendarisë
Muzeu i Argjendarisë gjendet në Kalanë e Janinës në fortesën perëndimore të akropolit verilindor Iç Kale.
Shikojeni →Vëndi arkeologjik i Dodonit
Në një distancë prej pak kilometrash nga Janina, në luginën e Dodonit, gjendet shenjtorja e Dodonit, vend arkeologjik i njohur botërisht.
Shikojeni →