SAZ Suite me pamje panoramike të qytetit dhe liqenit Pamvotida
Me ballkon privat dhe pamje panoramike
SAZ Suite me hapësirë të madhe dhe plot dritë, ju ofron ambiente për punë dhe relaks me stil si dhe të gjitha lehtësirat që ju përshtaten. Dekorimi modern dhe elegant, me detaje të zgjedhura me kujdes, kontribuojnë në një eksperiencë të paharrueshme në qëndrimin tuaj në Saz City Life Hotel.
Rezervoni Tani →Lehtësira & Shërbime
Ballkoni privat dhe dyert e mëdha të tij nga njeri mur tek tjetri krijojnë një ndjenjë lirie që ju lë të shijoni pamjen panoramike të liqenit Pamvotidha. Dy ambientet e veçanta, dhoma e gjumit dhe salloni, janë dizenjuar në mënyrë të tillë që tju ofrojnë gjithçka nevojiteni që të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Nëse e dëshironi, ato shndërrohen në dy dhoma gjumi.
Gjithashtu disponohet frigorifer me mini bar, kasafortë elektronike, robdishan dhe shapka pambuku, Wi-Fi falas me shpejtësi të madhe, kondicioner autonom si dhe dritare për izolim të lartë me dopjo xhama, por edhe dyshek ekologjik COCO-MAT, jorgan me pupla dhe lino cilësore.
Shërbime dhome:
- Shërbim i përditshëm pastrimi të dhomës
- Shërbim i dytë pastrimi (turndown) në darkë si kontroll shtesë dhome (ndryshim peshqirash, heqje e mbulesës së krevatit, pastrim i koshit të mbeturinave).
- Shërbim zgjimi
- Gazeta të përditshme lokale
- Gazeta të përditshme ndërkombëtare (sipas kërkesës)