ΕΛ EN AL

Ishulli i Janinës

Vizita në ishull ofronnjë eksperiencë emocionuese për të gjithë dhe ajo çka duhet të bëni është vetëm të merrni anijen dhe të shijoni çdo moment të saj.

Informacionpër ishullin e Janinës

Njihuni me ishullin e vetëm «anonim», i cili prehet në qëndër të Liqenit Pamvotidha.

Fjala është për një mrekulli të vogël të natyrës me bukuri të rrallëdhe rëndësi historike. Ishulli gjendet në pjesën veriperendimore të liqenit dhe në distancë të vogël nga zona e banuar e Amfitheas.

Ana e tij perëndimore ka një breg të butë, ndërsa pjesa tjetër është shkëmbore, me skaje impresionuese që përfundojnë në ujë. Është pyllëzuar, meqënëse klima e krijuar nga liqeni favorizon bimësinë. Kjo parajsë e vogël tokësore përbën bashkë me ishullin e Shën Ahileasnë liqenin e Prespës, të vetmet ishuj liqeni të banuara në Greqi.

Zona e vetme e banuar e tij është një perlëe vërtetë, me rrugicapiktoreske dhe dyqane të artit popullor, e karakterizuar tradicionale, falë rëndësisë unike të arkitekturës së saj. Ishulli, qëndër e madhe manastirore, dikur, ruan deri më sot pesë manastire me vlerë të madhe historike.

Në ishull mund të vizitoni Muzeun e periudhës Para-revolucionare dhe«Ali Pasha», i cili strehohet në manastirin e Shën Panteleimon, ku në vitin 1822 u vra Ali Pasha. Në të ekspozohen objekte të tij personale, si dyfekui tij prej floriri dhe relika unike të periudhës së sundimit osman të Epirit.

Shumë e bukur është rruga përgjatë perimetrit të ishullit (rreth 2.5 km). Ishulli lidhet me qytetin e Janinës me anije të vogla, të cilat transportojnë si banorët por edhe turistat.

Itineraret e anijeve nga porti i quajtur «Molo» për në ishull kryhen përditë deri në orën 24.00 gjatë verës dhe deri në orën 22.00 gjatë dimrit.

Awards

Best Lifestyle City Hotel

Të dashur miq,

Në çmimet Greek Hospitality Awards 2019, SAZ City Life fitoi medaljen e flori në kategorinë Best Greek Lifestyle City Hotel!

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen tuaj!

Best Hotel Lighting

Në çmimet Hotel Design Awards 2017, SAZ City Life fitoi medaljen në kategorinë Best Hotel Lighting!