Muzeu i Argjendarisë
Muzeu i Argjendarisë gjendet në Kalanë e Janinës në fortesën perëndimore të akropolit verilindor Iç Kale.
Informacionpër Muzeun e Argjendarisë
Muzeu funksionon me përgjegjësinë e Fondacionit Kulturor të Grupit Pireos.
Bëhet fjalë për një muze teknologjik, që trajton teknologjinë e argjendarisë gjatë periudhës para-industriale, por njëkohësisht edhe një muze rajonal, në kuptimin që fokuson në historinë e argjendarisë në rajonin e Epirit. Kronikisht, ekspozita e përhershme e muzeut mbulon periudhën pas- bizantine nga shekulli i 15-të dhe më pas, pa munguar dhe referencat në kohëra akoma më të vjetra.
Qëllimi i Muzeut të Argjendarisë është ruajtja e njohurive për Argjendarinë Epiriote, shpërndarja e informacionin në publikun e gjerëmbi teknologjinë e saj, si dhe lidhja e kësaj teknologjie me karakteristikat sociale të epokës gjatë së cilës evoloi dhe lulëzoi.
Numri i telefonit: 2651064065
Orari i funksionimit: 1 Mars – 15 Tetor : 10.00-16.00, 16 Tetor -28 Shkurt: 10.00- 17.00.
Mbyllur: Çdo të Martë, 1 Janar, 17 Janar (festë rajonale), Të Premten e Madhe (deri 12.00) të Dielën e Pashkës, 1 Maj, 15 Gusht, 25-26 Dhjetor.