Sugjerime për të ngrënit
Ushqim i mrekullueshëm në Janinë
Gjatë shëtitjes tuaj në qëndër të qytetit të Janinës dhe afër SΑΖ City Life Hotel, keni mundësinë të zgjidhni të provoni kuzhinën tradicionale lokale por dhe shije ndërkombëtare, në ambiente miqësore dhe të bukura.
Provoni shije të vëndit por edhe shije nga kuzhina të tjera
Në restorantet e ndodhura në zonën e Molos, me sfond liqenin e madhërishëm Pamvotidha, që herët në mëngjes deri vonë në darkë, mund të shijoni raki tradicionale, uzo apo varietete verërash të famshme nga vreshtat e zonës Zitsa, të shoqëruara me sjije të zgjedhura të kuzhinës tradicionale dhe asaj Evropiane.
Në ishullin e mahnitshëm, ekzistenca e liqenit përcakton dhe kuzhinën e vëndasve.Karavidhe liqeni të pjekura në zgarë, ngjala dhe këmbë bretkosash të gatuara në receta gourmet, ndërthurin shkëlqyeshëm traditënme produktet vendase. Dhe të gjitha këto, kombinohen harmonishëm me ëmbëlsirat tradicionale liko dhe ëmbëlsirat tapsie të gatuara me merak.
Kuzhina vëndase Epiriote si dhe kefenetë tradicionale në qëndrën historike zgjojnë kujtime dhe i japin shije imazheve të qytetit dhe të zonës përreth. Në tavernat tradicionalebrënda dhe jashtë qytetit,vizitori mund të shijojëpite (byrek) vendase me materiale të freskëtaorgjinale, të gatuara sipas recetave të trashëguara nga brezi në brez,si dhe të shijojë mishin cilësor të vendit, qëtheksojnëvlerën e ushqimimit mesdhetar.
Nëse jeni adhurues i kuzhinës italiane, në mjaftrestorante italiane në qytet do të shijoni pica dhe pjata të tjera.
Për sa i përket «ushqimit i shpejtë» apo «fast food», ato vetë shprehin një pikpamje të veçantë për shijen. Një shumëllojshmëri shijesh (tradicionale, aziatike, burgers amerikanë, pasta italiane, fresh juice & zogurt corners) përbëjnë një tundim që ju pret në çdo cep të rrugës tuaj, për të kënaqur çdo kërkesë gastronomike tuajën.
Për të dashuruarit me ëmbëlsirat tradicionale, bakllavaja e Janinës e cila është më e njohura në Greqi, por edhe ëmbëlsirat e tjera të tapsisë dhe likotë të cilat prodhohen sipas recetave tradicionale, do ti gjeni në shumë ëmbëltore të qytetit disa prej të cilave kanë histori mbi 100 vjet.