Kalaja e Janinës
Në pjesën juglindore të qytetit të Janinës, kalaja e Janinës përbën pikë referimi të qytetit.
Informacionpër Kalanë e Janinës
Në pjesën juglindore të qytetit të Janinës ruhet deri më sot një qytet kalaje, pikë referimi i qytetit, i lidhur në mënyrë të pandarë me historine pasur e zonës.
Kalaja e Janinës përbën kalanë më të vjetër bizantine të territorin grek, me histori të pandërprerë duke qënë se është nga kalatë e pakta në Greqi që vazhdon të banohet deri më sot.
Kalimi nga porta e madhe me stemën e Ali Pashës, ju çon në një epokë tjetër, në atë kur Kalaja ishte qëndra më e madhe administrative e gjithë Greqisë.
Këtu u zhvilluan shkronjat Greke, këtu dhanë mësim mësuesit më të mëdhenj të kombit, këtu studiuan artin e luftës prirësit e mëdhenj.
Këtu jetoi Ali Pasha, figurë emblematike dhe enigmatike e Perandorisë Osmane bashkë me dashurinë e madhe të tij kira-Vasiliki dhe kira-Frosinin që bashkë 17 gra të tjera u mbytën në liqenin e Janinës.