Shpella e Peramës
Një nga shpellat më të rëndësishme në botë ndodhet vetëm 4 km larg nga qëndra e Janinës.
Informacion për shpellën e Peramës
Ekzistenca e shpellës ka qenë njohur që nga fillimi i shekullit të kaluar, në vitin 1940 bile shërbeu si strehë për banorët gjatë bombardimit nga italianët.
Në vitin 1945 kryhet për herë të parë skicimi shkencor në hartë, nga çifti i njohur Speleologësh Ana &Ioani Petrohilu, të cilët kishin eksploruar dhe shpella të tjera të njohura të Greqisë. Është një shpellë horizontale me gjatësi korridori prej 1km.
Formacionet e shumta të stalagmiteve dhe stalaktiteve, pasuria dhe kombinimi i ngjyrave krijojnë një bukuri natyrore të jashtë jashtëzakonshme, dhe ishte dedikuar Plutonit dhe Persefonit. Shtrihet në një sipërfaqje prej 14.800 m2, ndërsa janë gjetur dhe dhëmbë arinjsh shpellash.
Guidat e shpellës do ju presin në hyrje dhe do kujdesen për informimin tuaj të plotë për këtë ekpozitë sklupturash të mahnitshme të natyrës.
Telefoni: 2651085121
Orari përditë, të Dielat & festat 09:00 – 17:00.